Gjirokastra “pushtohet” nga qentë

0
154


Qenë që lëvizin të pashqetësuar në rrugët dhe sheshet e Gjirokastrës , është pamja që e ndesh çdo ditë. Pasi njerëzit po largohen dita-ditës duket sikur po zëvendësohen nga këta të fundit.
Në zemër të qytetit, në Pazarin karakteristik mbizotëron një qetësi e madhe, gjithçka boshe , asnjë këmbë njeriu , veçse dëgjohen disa lehje të “katërputrorëve” që ” ndeshen” me njëri-tjetrin , të uritur, për një kockë të gjetur midis mbeturinave që janë përhapur në kalldrëm.
Është një qetësi e frikshme që ka kapluar qytetin turistik , i cili po përballet me një “sëmundje të pashërueshme” siç është eksodi masiv i njerëzve , varfëri e mjerim. Nga ana tjetër qyteti po mbetet në ” dorë të kafshëve” pasi janë të vetmit që i gjen kudo dhe në sasi. Ata janë aty si të “zotët e shtëpisë” , të ndjekin hap pas hapi , mirëpresin madje dhe turistë, i shoqërojnë gjithandej . Shpeshherë bëhen edhe agresivë , disa të tjerë më të qetë. Një problem shqetësues për ata banorë që kanë mbetur në Gjirokastër sepse veçse janë endacakë mund të jenë burim i sëmundjeve të ndryshme por dhe agresiviteti i tyre sjell rrezik për kalimtarët.
Deri më tani nga instancat nuk është bërë asgjë për këtë e ndërsa banorët po përpiqen të mësohen me këtë ” bashkëjetesë”, me këto ritme të largimit të njerëzve, Gjirokastra së shpejti do i dorëzohet ” katërputrorshëve” totalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here