Gjirokastra zonë e kuqe/ Braho thirrje instancave : Ktheni sytë nga qytetarët, qyteti po lëngon!

0
145

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetar,
Situata e ditëve të sotme për të gjithë ne është e vështirë!
Situata për qytetin e Gjirokastrës e cila në nisjen e kësaj pandemie ishte “Kështjella” e pamposhtur e Shqipërisë, tani duket se është dorzuar!
Gjithmonë pasoja ka një shkak, por edhe pse shkaku kryesor i kësaj situate mbetet keqmenaxhimi institucional ne, përsëri do t’ja dalim, sepse ndërsa bota është rritur në ” luksin” e mënyrës së jetesës ne jemi rritur me vështirësitë dhe plotësimin e nevojave të përditëshme.
Ne nuk mund të dorzohemi se dikush kërkon ta dorzojë qytetin për shkak të pakujdesisë dhe rrëmbimit të ekstazës personale delirante për disa pikë më shumë përballë eprorëve.
Askujt nuk i urojmë vështirësi, as kundërshtarëve tanë, shërim të shpejtë dhe kalim sa më të lehtë të kësaj ” kolere” që na ka pushtuar.
Kjo situatë duhet ti ndërgjegjësojë sado pak, Bashki, Prefekturë, Qark dhe deputet se nuk është koha për foto propagandistike por për plan konkret, si do kapërcehet situata?
Ne jemi me qyterarët, jemi pranë çdo familjeje që ka humbur të afërm, me çdo familje që sot po vuan jo vetëm fizikisht për shkak të COVID – 19 por dhe për shkak se fatura e kësaj pandemie për përballimin është jashtëzakonisht e rrëndë!
Ndërgjegjësim për mbajtjen e maskës, respektim i masave durim dhe të fortë për ta kaluar këtë situatë bashkarisht.
Thirrje strukturave lokale, respektoni masat, ndërtoni plane konkrete dhe i prezantoni ato përballë qytetarëve, bëni një pushim dhe ktheni sytë nga qytetarët, qyteti po Lëngon!

PEISHZËRIJUAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here