Gjoba për maskat shkon tek fatura e dritave, por ata që nuk kanë, si do ja bëj shteti për tua zhvatur paratë?

Udhëzimi që përcakton se si do të paguhet gjoba për mos-mbajtjen e maskës është publikuar në Fletoren Zyrtare. Por ajo është e paqartë dhe e pakuptimtë kjo pasi , sipas urdhrit të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, ajo e Financave dhe e Energjitikës, Policia e Shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes së gjobës tek OSHEE . Ky dokument duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe ID e personit të gjobitur si edhe adresën e tij të banimit.
Në rast se personi ka një kontratë të lidhur me OSHEE, atij i bashkëngjitet gjoba në faturën e energjisë elektrike, por problemi nis kur personi i gjobitur nuk ka një kontratë me OSHEE. Sipas udhëzimit, OSHEE e kthen gjobën e vendosur sërish në Policinë e Shtetit ose Policinë Bashkiake. Prej aty nuk jepet më asnjë udhëzim se si do të procedohet.
Deri tani nga 10 mijë gjoba që janë vendosur për mos mbajtjen e maskës, asnjëra prej tyre nuk është paguar.
Udhëzimi përcakton ndër të tjera se mos pagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës së energjisë, do t’ju klasifikojë si debitorë të OSHEE dhe në rastet më ekstreme, nëse qytetari nuk e paguan i ndërpritet energjia elektrike. Por kur nuk ka një librezë dhe kontratë me OSHEE si do të procedohet kjo mbetet pikëpyetje, në rast se gjoba do ti faturohet tjetërkund atëherë ajo do të ishte direkt e paligjshme dhe e patolerueshme . Ndonëse vetë ky vendim i qeverisë është i pabazë pasi kontrata e OSHEE nuk mund të shfrytëzohet në “gjobitjen” e qytetarëve shqiptar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment