Gjuha shqipe futet edhe në shkollat e New York

Gjuha shqipe është futur edhe në shkollat e New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më konkretisht shkollat e New York japin mësim në gjuhë të ndryshme, ndërsa këtë të enjte, listës iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo pasi në shtetin e New York, jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, më shumë se në çdo shtet tjetër të SHBA.

Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj, kreu i këshillit te Bronksit, deklaroi se ndihej krenar për punën e bërë.

Ai e cilësoi si një projekt të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në New York.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment