Gjyqësori bën baltë PS e Gjirokastrës, i ligjshëm rrëzimi i këshilltarëve socialistë të Këshillit të Qarkut

0
145

Gjykata rrëzon kërkesën e PS Gjirokastër !

Gjykata Administrative e Gjirokastrës pas tre seancash më në fund ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste të Gjirokastrës, për pranimin e sigurisë së padisë për ta nxjerë të pavlefshëm vendimin e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër lidhur me shkarkimin nga ana e këtij organi të dy përfaqësuesve socialistë në Këshillin e Qarkut përkatësisht Shkëlqim Guce e Armand Hilaj.

Për kryetarin e PD Gjirokastër Roland Bejko, kryetari socialist i Këshillit të Qarkut nuk është më i tillë dhe sipas ligjit për Vetqeverisjen Vendore, Këshilli i Qarkut duhet të mblidhet dhe të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit të Qarkut, detyrën e drejtimit dhe menaxhimit e tij, do t’a ushtrojë zv/kryetari.

Tani socialistëve gjirokastritë nuk u mbetet gjë tjetër për të vënë në vend “nderin e humbur” veçse të përdorin një nga metodat që kanë përdorur deri më tani dhe që kanë rezultuar efikase, për të shtuar artificialisht numrin e këshilltarëve të tyre në Këshillin Bashkiak me mercenarë nga grupi i LSI-së që largohen si zakonisht nën pretekstin e “parimeve të mëdha” është shprehur për Juguneës.net zoti Bejko!

Madje kryedemokrati gjirokastrit ka renditur edhe metodat të cilat janë:

  1. Joshje me pushtet!
  2. Shantazh për humbjen e punës të ndonjë familjari të tyre!
  3. Kërcënime me anë të pushtetit!
  4. Blerje !

Dhe pas këtyre do dëgjojmë deklaratat patetike të këshilltarëve “parimorë” të shkruara në zyrat e deputetëve e ministrave sicialistë.

Gjithsesi, bravo Gjykata Administrative Gjirokastër që nuk u impresionia nga impozimi i pushtetit përgjatë gjithë këtyre ditëve.

Gjithashtu falenderoj ata këshilltarë të PD+LSI +Komuniteti Egjiptian që kanë treguar integritet, karakter dhe konseguencë politike duke i refuzuar me neveri Joshjet/Kërcënimet/Shantazhet e pushtetit socialist. Qytetarët e përbuzin tradhëtinë ngado që të vijë e të shkojë ajo-ka përfunduar Bejko.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here