Gjysma e dytë e prillit rikthen reshjet e shiut

Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës së parë të javës duke sjellë në territor shira të përkohshëm.

 

Shirat do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra të martën e të mërkurën, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 2 – 3˚C rënie gjatë ditës së martë, por rënie më e lehtë pritet të mërkurën dhe të enjten duke shënuar maksimalisht 25 – 26˚C.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment