Goodbye Vangjel !

Nga Telnis Skuqi

Kishte një hall(ë) miku im.
Më kërkoi ndihmë për të ndërhyrë tek një mjek. Ka nënën sëmurë dhe nuk ka fuqi të blejë ilaçet.
Heshta, sepse nuk e ndihmoja dot, pasi hallemadhi kujtonte se unë jetoja ende në Gjirokastër.
Hallexhi në halle, haxhelli në shëndet.
-Merr Vangjelin-i thashë.
-I kam telefonuar, por ai (Vangjeli) vetëm mashtron-mu përgjigj prerë nevojtari.
Ngela pa fjalë. Për një minutë ngriva, sepse nuk dija si ta ngushëlloja.
“Dreqi o Zot!”-i thashë vetes-“ndryshe shfaqet, ndryshe sillet me njerëzit”.
-Provoje sërish, pasi tani Vangjeli ka hallin e votës-këmbngula unë.
-Jo faleminderit, nuk më hyn në punë celulari i Vangjelit-mu përgjigj sërish prerë nevojtari.
Një dramë njerëzore po ndodh në qytetin e Gjirokastrës.
Shëndetësia falas vdiq, por tani hallemadhët nuk gjejnë dot as ilaçin që letëson dhimbjen e vdekjes.
Spitalet janë kthyer në formacione politike, ku veterineri bëhet kirurg, ndërsa kirurgu bëhet veteriner.
Administrata kthehet në kotec pulash, ndërsa koteci i pulave bëhet administratë.
Gjirokastritët zgjodhën për herë të parë një kryebashkiake femër, ndërsa kryebashkiakja femër kthehet në burrë, ashtu si transeksuale që ndryshojnë organet gjenetale.
Në Gjirokastër ka lindur një parti që jo vetëm është larg elektoratit, por çuditërisht bëjnë kapon disa gjela ende të papjekur, madje ata/ato ende nuk dinë se çfarë është dashuria.
Një meritë për këtë katrahurë të ndyrë ka Vangjel Tavo, i cili jo vetëm tallet me fatin e hallemadhëve, por i mashtron.
Ai “nderet” i vlerëson vetëm numra elektoral.
Për të, nuk ka rëndësi asgjë. Ai interesohet vetëm të varfërojë zgjedhësit, sepse kështu i nënshtron më lehtë.
Mjaft më!
Nuk më hynë në punë celulari i Vangjelit.
Unë dhe zgjedhësit duam një administratë të shëndetshme, jo administra për mëzat (Viç mashkull nga një deri në tre vjeç, dem i ri, ka i patredhur).
GOODBYE VANGJEL!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment