“Gozhdohet” Kumbaro nga Forumi Gjirokastra, për ndërtimin e Bypass-it

0
1033

Ministrja Kumbaro, nuk ndalet për projektin e Bypassit në Gjirokastër, i cili ka për qëllim, rrënimin e pjesës muzeale të saj. Zonja Kumbaro, sot, është thirrur në ambjentet e Akademisë së Shkencave në kryeqytet, nga një grup intelektualësh gjirokastritë dhe emra të njohur të arkitekturës muzeale shqiptare, për të diskutuar rreth projektit të Bypassit. Zonja Kumbaro, nuk e ka fshehur dot zemërimin ndaj nënshkrimit të peticionit kundër ndërtimit të Bypassit ku iniciues, ka qenë Forumi për Gjirokastrën, kryesuar nga Agim Mero. Firma projektuese fituese, u mundua të prezantonte efektet “pozitive” të këtij projekti, por në asnjë moment nuk tregoi pamje ballore të mureve mbajtëse me lartësi gati në 27 metra. Në këtë takim, Kumbaro u “gozhdua” me argumente nga nënshkruesit e peticionit Agim Mero, si dhe nga inxhinierët Emin Riza, Shpëtim Emiri, Maksi Muci, Bujar Qirko, Flamur Fule etj të cilët kundërshtuan projektin në fjalë i cili ndoshta mund të jetë i mirë, por fare i panevojshëm dhe jo efektiv. Projekti u quajt nga arkitektët dhe inxhinierët e pranishëm me lloj-lloj etiketimesh si “përbindësh”, “gjarpër”, “qënie prehistorike” që kërkon të hajë kalanë e të shëmtojë hyrjen e qytetit, korijen e Meqesëe. Në këtë takim, u propozuan disa variante si rruga nga lagje Zinxhirat, nga rruga e Karvaneve, nga rruga Egnatia etj, pasi ajo do vlejë vetëm për lagjen Dunavat. Në këtë takim, janë sjellë argumenta dhe fakte për rrëshkitjet e masiveve shtufore në këtë zonë. Në fund, ministrja Kumbaro, u dorrëzua duke organizuar një tjetër takim të dytë, me inxhinierë gjirokastritë. Bypass i në Gjirokastër, është kundërshtuar i pari nga grupi i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak në dhjetor të vitit të kaluar. Në atë mbledhje, zoti Bejko kreu i këshilltarëve të djathtë, kundërshtoi ndërtimin e kësaj vepre e cila prish raportet arkitektonike në zonën historike të mbrojtur nga UNESCO pasi kjo e fundit nuk ka dhënë aprovimin, si dhe është kundër frymës së banorëve të lagjes Pazari i Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here