Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet organizatori në Tiranë (EMRI)

0
155

Policia ka arrestuar organizatorin e grabitjes me dhunë të kambistit në Memaliaj të martën e kaluar. Ai është Donaldo Nelaj. Ka qenë aksioni i policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të kryeqytetit që bënë të mundur arrestimin e Nelajt në Tiranë. Ndërkohë që pak ditë më parë janë arrestuar edhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj për këtë ngjarje.

Kambisti Mustafa Mustafai 70-vjeç dhe gruaja e tij Thëllëze Mustafai 67-vjeçe u plagosën me thikë dhe u grabitën. Autorët u morën 50 mijë lekë. Thëllëze Mustafai u qëllua me qytë pistolete teksa po mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai pas sulmit kërkoi ndihmë duke bërtitur. 70-vjeçari u dërgua sëbashku me bashkëshorten e tij në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa autorët të maskuar dhe armatosur u larguan me shpejtësi, por tashmë kanë rënë të gjithë në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here