Grabitet banesa e sekretares së Prokurorisë së Gjirokastrës, tre grabitësit qëndrojnë pas hekurave

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, mban në burg, anëtarët e bandës së grabitësve nga Vlora.

Indrit Bendaj 28 vjeç, Arben dhe Erjon Paraj 37 vjeç dhe 24 vjeç të tre nga Vlora, i është dhënë masa e arrestit “Burg pa afat” nga kryesuesi i seancës gjyqësore Pëllumb Vehbi. Prokurori i cështjes Spartak Cocoli, ka paraqitur provat që implikojnë tre grabitësit në disa vjedhje të kryera në Gjirokastër.

Në “inventarin” e vjedhjeve të bujshme të Bandës së Vlorës, ajo cfarë mund të quhet e paprecedentë, është edhe grabitja e apartamentit të sekretares së Prokurorisë së Gjirokastrës Laureta Halaj.

Të tre grabitësit kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe të holla në banesën e sekreteres së Prokurorisë së Gjirokastrës.

E ndërsa të tre grabitësit do të qëndrojnë në qeli deri në ditën e gjykimit, personi i katërt ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në arrati.

Banda e Vlorës, u zbulua tre ditë më parë në një aksion të suksesshëm të Policisë Rajonale të Gjirokastrës duke prangosur tre personat e mësipërm.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment