Grabitet fondacioni në Tepelenë, nën vrojtimin e kamerave të sigurisë

0
400

Një fondacion ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërkohë që autorët e grabitjes, mesa duket kanë ikur të zhgënjyer, pasi shpresonin të gjenin të holla nëpër sirtaret e zyrës së fondacionit. Punonjësit e filialit të fondacionit i cili merret me kredi në favor të fermerëve dhe bizneseve të vogla, sapo kanë hapur derën kryesore të zyrës, janë ndeshur me një rrëmujë të madhe rrjedhimisht me gjurmët e një grabitjeje të përfunduar. Nga bilanci ka rezultuar se grabitësit, kishin hyrë përmes portës kryesore duke e shembur, ndërkohë që dokumentacioni, dosje si dhe dy kompjutera të zyrës, kanë rënë pre e grabitjes. Menjëherë punonjësit e këtij fondacioni, kanë lajmëruar Policinë e Tepelenës, e cila ka mbërritur në vendngjarje nga ku ka vepruar për marrjen e shenjave dhe gjurmëve të lëna nga ana e grabitësve. Vec kësaj, grabitja, ka qenë e vëzhguar përmes sistemit video pasi të tre kamerat që kanë qenë të instaluara, kanë incizuar gjithcka. Policia pohon se është duke identifikuar grabitësit dhe shumë shpejt, priten të arrestohen. Mendohet se ata kanë qenë tre veta, njëri prej të cilëve qëndronte jshtë portës kryesore, ndërsa dy të tjerët, ndërhynë brenda. Pasi shpresonin të gjenin të holla, ata kanë marrë me vete dy kompjutera, si dhe disa dosje. Një burim nga grupi hetimor, ka bërë të ditur për Jugunews.net se bëhet fjalë për një grabitës, i skeduar nga fshati Becisht dhe një tjetër nga qyteti i Tepelenës. Kohët e fundit vjedhjet në Tepelenë, janë bërë të shpeshta ndërkohë që forca zbuluese, ka qenë në nivele të papërfillshme nga ana e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here