Grabitet kisha e Libofshës në Fier

Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e grabitjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hyrë në objektin fetar duke thyer drynin e arkës së qirinjve dhe kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Sipas uniformave blu, në fshatin Vanaj dyshohet se po të njëjtët autorë, kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment