Grabitje në Tepelenë, pranga autorit

Arrestohet në flagrancë një 46 vjecar në Tepelenë për vjedhje.

Speciaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, kanë arrestuar në flagrancë Qëndrim Çunai 46 vjeç. Arrestimi i tij u krye pasi u kap në flagrancë teksa grabiste disa pajisje metalike e elektrike në një depo, në pronësi të shtetasit E.B, 25 vjeç, në Tepelenë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër për veprime të mëtejshme ndërkohë që mbi 46 vjecarin rëndon vepra penale e vjedhjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment