Grekët kapin tonelata në Kakavije, Policia Shqiptare, 6 kg dhe një posedues

0
517

Ndërkohë që Policia Greke, kap një herë në javë sasi të mëdha marijuana mbi 200 kg, policët shqiptarë të Kakavijes, zbulojnë sasi disa kilogramëshe.

Rasti më i fundit është shënuar sot kur Policia Kufitare në Kakavije ka sekuestruar 6 kg Cannabis Sattiva e destinuar për t’u trafikuar në Greqi. Kanë qenë orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur në Pikën Kufitare të Kakavijes, punonjësit e Policisë Kufitare, zbuluan sasinë në brendësi të një automjeti. Sasia prej 6 kg kanabis, më pas rezultoi se ishte pronë e Klajdi Këllciut 29 vjecar nga Fieri.

Bëhet e ditur se ky i fundit, udhëtonte drejt Greqisë, me automjetin e tij tip Mercedez-Benz me targa AA953GF. Pasi ka hedhur vulat në pasaportë, fieraku është drejtuar bashke me mjetin e vet në vijën e dytë kufitare në dalje të territorit shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, kontrollorët kanë zbuluar 10 pako të mbushura me Cannabis Sattiva me peshë totale 6 kg.

Pakot u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërkohë që vetë poseduesi, ka mohuar të ketë pasur dijeni për këtë rast. Ai është shprehur se e kishte lënë automjetin në lavazh përpara se të nisej drejt Greqisë dhe për rjedhojë ai dyshon se aty persona ende të paidentifikuar, i’a kanë depozituar sasinë e marijuanës brenda bordit të automjetit. Unë kam qenë në lokal 3 orë deri sa kam lënë mjetin për tu larë dhe nuk kam pasur dijeni se cfarë mund të jetë bërë me të-cilësohet të jetë shprehur 29 vjecari fierak. Kjo nuk ka mjaftuar për Policinë Hetimore e cila arrestoi Këllciun për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Më pas 29 vjecari, është dërguar drejt kryeqytetit pasi rasti do të merret në shqyrtim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkaq Policia Greke vetëm këtë vit, ka kapur pranë Kakavijes, 6 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria, ndërsa Policia Shqiptare në Kakavije, ka sekuestruar 480 kg marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here