Greqi: Plagoset shqiptari me armë zjarri.

0
146


Burime të orëve të vona të natës së mbrëmshme nga policia greke bëjnë të ditur se një shqiptar është plagosur me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lokalin “Eden” pranë Paleo Falini. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe emri të plagosurit ende nuk është bërë i ditur prej autoriteve policore. Thuhet se i plagosuri rëndë me armë zjarri është një i ri shqiptar i cili është përcjellë në spital.Burime të tjera thonë se ngjarja ka ndodhur në këtë lokal nate pas përplasjes së shqiptarit me dy të rinj greke. Motivi sherrit ka qenë një femër nën shoqërinë e shqiptarit..Policia ka evidentuar provat në vendngjarje ndërsa autorët e identifikuar janë në kërkim policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here