Greqia ashpërson masat në kufi ,njerëzit presin me orë në temperatura të larta

0
121

Pala greke prej disa ditësh ka përforcuar masat e kontrollit në kufi për parandalimin e rasteve me Covid 19. Personat që udhëtojnë në drejtim të shtetit fqinj presin për orë të tëra në radhe në tokën shqiptare në doganën e Kakavijes. Mosfunksionimi i doganës greke për tetë orë gjatë orëve të natës si dhe kryerja e tamponit mjekësor për cdo person që udhëton në drejtim të Greqisë sjell vonesa në kufi.
Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, nëpërmjet doganës së Kakavijes gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur 3 400 persona nga të cilët 1 612 në hyrje dhe 1 759 në dalje të tokës shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here