Greqia ashperson masat , shkak varianti Omicron

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë Thanos Plevris ka prezantuar masat shtesë të sugjeruara nga komisioni i ekspertëve për të ndalur rrjedhën e variantit superngjitës “Omicron” të SARS-CoV-2. Ato do të jenë të vlefshme nga data 3 deri më 16 janar me perspektivë zgjerimi nëse nuk përmirësohen treguesit epidemiologjikë.

Masat që do të zbatohen janë si më poshtë: Përdorimi i detyrueshëm i maskës së mbrojtjes së lartë (FFP2 / KN95), ose dyfish nga punonjësit në restorante, supermarkete dhe ku ka mbipopullim.

Dyqanet e argëtimit dhe hoteleritë janë të hapura deri në orën 12.00 të mesnatës, muzika për momentin është e lejuar, por siç tha ministri, nëse nuk respektohet masa, muzika do të ndërpritet. Gjithashtu jo qëndrimi në këmbë, distancat metrike në ndenjëset e tavolinës, si dhe lejimi 6 persona për tavolinë.

Në stadium lejohen të vaksinuarit vetëm , me një numër prej 1000 personash. Sipas ministrit, nëse nuk respektohen masat, lojërat do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Vizita në njësitë e kujdesit të të moshuarve do të bëhet vetëm me testin PCR48 orë, ndërsa në spitale ndalohen vizitorët .

Puna online në sektorin publik dhe privat do të zbatohet deri në 50% . Siç tha zoti Plevris, ne po hyjmë në dominimin e Omicron dhe duhet të marrim të gjitha masat mbrojtëse. Rastet janë konstatuar në moshë të re dhe ai bëri thirrje për respektimin e masave dhe vetëdiagnostikim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment