Greqia bllokon qindra emigrantë sirianë, mbyll kufirin me Turqinë

0
136
epa08245779 Residents protest in the city of Mytilini, Lesvos, Greece, 25 February 2020. Clashes broke out on the islands of Mytilene and Chios in the predawn hours as residents tried to prevent the arrival of riot police who were sent to the islands to ease tension ahead of the construction of new migrant detention camps. Police fired tear gas to disperse the crowds that gathered to prevent the ships from docking. Residents protest against the government's decision to proceed with the construction of closed type accommodation facilities for refugees and migrants. EPA/STRATIS BALASKAS

Greqia ka mbyllur kufirin tokësor me Turqinë në zonën e Kastanies Evros, duke penguar me qindra emigrantë sirianë të hyjnë në vend. ÇN grek shkruan se alarmi ka shpërthyer mëngjesin e së premtes me mësymjen e rreth 300 personave që iu drejtuan kufirit, pas lajmit të burimeve zyrtare turke, se Ankaraja nuk do të pengonte më kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Ministri i Brendshëm Michalis Chrysochoidis.
Ndërkohë Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se Greqia nuk do të lejojë hyrjen e paligjshme të emigrantëve përmes kufirit të saj. Në një postim në tuiter, ai tha se: “Greqia nuk është përgjegjëse për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk mund të vuajë pasojat e vendimeve të të tjerëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here