Greqia drejt lehtësimit të masave anti-Covid, Mitsotakis: Gati për të rihapur ekonominë

0
129

Greqia mund të lehtësojë masat kufizuese duke hapur dyqatne dhe pjesë të tjera të ekonomisë pas një izolimi total që ndihmoi mbajtjen nën kontroll të infektimeve me Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës në parlament teksa tha se rastet kishin pësuar një ulje qe nga dhjetori.
“Qeveria është e gatshme të zbatojë politikën e saj për të rihapur ekonominë nga e hëna, nëse ka një rekomandim pozitiv nga ekspertët, ”tha ai.
Qeveria vendosi bllokimin e rreptë, i dyti që nga fillimi i pandemisë, në fillim të nëntorit pas një rritje të infektimeve kryesisht në Greqinë veriore dhe zonën e Athinës.
Sipas të dhënave zyrtare nga ECDC, e gjithë Evropa është e kuqe dhe dy vendet e vetme që janë të verdha, dhe kanë disa rajone të gjelbërta, janë Greqia dhe Finlanda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here