Greqia e ka me urgjencë: Zgjerimi me 12 milje, ligji i parë që kalon në parlament

0
133

Duket se Greqia po lëviz me shpejtësi për të zyrtarizuar përfundimisht, shtrirjen e territorit të saj me 12 milje në detin Jon.
Kështu mediat e këtij vendi kanë njoftuar sot, se projektligji i parë në parlamentin grek për 2021 do të jetë ai për zgjerimin e 12 miljeve në detin Jon.
‘Me një lëvizje të natyrës praktike dhe simbolike, qeveria po përgatitet, siç informohet ‘To Vima’, për të sjellë si projektligjin e parë që do të votohet në Parlament për këtë vit të ri, atë i cili do të shtrijë ujërat territoriale të vendit në 12 milje në Detin Jon (nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon në Kepin Tainaro).
Kjo do të thotë që projektligji përkatës do të jetë i pari që do të prezantohet për diskutim dhe votim, menjëherë pas rifillimit të punës së Parlamentit në 11 Janar.
Mbetet vetëm të vendoset nëse procedura ky projektligj do të ratifikohet me procedurë urgjente’, shkruan gazeta greke ‘To Vima’
Në fund të këtij viti Këshilli i Lartë i Shtetit miratoi vendimin që e lejon shtetin fqinj të zgjerohet në hapësirën në zonën veriore të detit Jon, deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Ndërsa nga Shqipëria e cila duket se preket drejtpërdrejtë, kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se ku zgjerim është një e drejtë e Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here