Greqia hap qendra për emigrantët, shpejton azilin dhe dëbimin

0
133

“Plani i ri parashikon ruajtjen e kufirit me një agjenci të re për mbikëqyrjen e kufijve, përshpejtimin e procesit të azilit, funksionimin e qendrave të mbyllura në ishuj dhe kthimet e menjëhershme”, u shpreh Alkiviadis Stephanis, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Athina vlerëson  se procesi ekspres i dhënies ose jo të azilit që deri tani kërkonte 218 ditë , do të frenojë fluksin e madh ndaj dhe do të punësojë edhe 500 persona të tjerë në zyrat e kërkesave për azil që kanë shkuar në 67000 brenda vetëm një viti.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka ngritur çështjen në të gjitha kontaktet e tij me krerët europianë, në Kombet e Bashkuara dhe në Samitin e BE. Theksojmë nevojën për përgjegjësi dhe solidaritet, forcimin e rolit të Frontex, ndryshimin e marreveshjes së Dublinit, formimin e një politike të përbashkët evropiane të azilit, por edhe një ndarje të drejtë të barrës se krizes migratore”, tha Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë.

Ndërsa qeveria Mitsotakis trumbeton se me masat që po merr do të mbyllet edhe kampi famëkeq i Morias, më i madhi në Evropë dhe me kushtet më çnjerëzore, të gjitha partitë opozitare kritikojnë këtë plan duke e quajtur të pamjaftueshëm, të pamenduar dhe të palogjikshëm.Gjithashtu deri në janar të 2020-s do transferohen mbi 20000 persona prej hotspoteve të ishujve të Egjeut drejt qendrave të posaçme apo hoteleve të prenotuara të Greqisë kontinentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here