Greqia hap sot plazhet , vazhdon me lehtësimet e masave anti Covid-19

0
170

Qeveria greke ka vendosur lehtësimin e masave. Nga kjo e shtunë grekët janë lejuar të shkojnë në plazhe, megjithëse vetëm duke respektuar masat e distancimit social.
Ministri i Turizmit në vendin fqinj ka njoftuar se hotelet do të presin klientët e tyre më 18 maj.
Ndërsa nga e hëna qytetarët do të jenë të lirë të udhëtojnë nëpër të gjithë territorin e vendit.
Qeveria greke ka konsideruar edhe hapjen e linjave ajrore dhe detare, ndërsa ndalimi do të mbetet në fuqi me Italinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën deri më 31 maj.
Me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, ndalimi do të mbetet deri më 14 qershor.
Megjithatë lehtësimi i masave ka nisur tashmë në të gjithë Europën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here