Greva/ Rama nuk ofron zgjidhje për naftëtarët, Meta thirrje qeverisë

0
146

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së grave naftëtare në Ballsh, të cilët prej 21 ditësh kërkojnë pagat e tyre të prapambetura.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të bisedojë me naftëtarët për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.
Presidenti thotë se bisedimet duhet të nisin sa më parë, në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i mëtejshëm i shëndetit të grevisteve.
“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve .”-shkruan Meta.
Kujtojmë se kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të bisedojë me naftëtarët, pa ndaluar më parë grevën e urisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here