Grupet e Miqësisë në Parlament, Cuci e Shehu kryetarë, Golemi anëtar

0
162

Deputetët e Gjirokastrës, pjesëmarrës në delegacionet e grupeve të miqësisë në Kuvendin e Shqipërisë të shpallura sot.

Ajo që bie në sy është se kryesuesit e listës së deputetëve të PS dhe të PD nw Qarkun e Gjirokastrws, janë kryetarë të këtyre grupeve të miqësisë në parlament.

Konkretisht në delegacionin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Indi kryetar është caktuar Bledi Cuci kryesues i listës së deputetëve të PS në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa homologu i tij i PD kryesues i listës së deputetëve në Gjirokastër Tritan Shehu, është caktuar kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë.

Ndërkaq si Cuci dhe Shehu janë anëtarë të delegacioneve të grupeve të miqësisë për disa shtete e konkretisht, zoti Cuci është anëtar në Grupet e Miqësisë në Brazil, Kinë e Maltë, ndërsa Tritan Shehu anëtar në Grupet e Miqësisë për shtetet Itali e Gjermani.

Ndërsa deputeti tjetër socialist Flamur Golemi, është caktuar anëtar në grupet e miqësisë për shtetet Estoni, Rumani, Spanjë dhe Japoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here