Gunther Krichbaum: Shumë herët për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Gunther Krichbaum,  Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin gjerman, gjykon se është ende shumë herët për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Në një deklaratë dhënë medias gjermane “Welt, Krichbaum e deklaroi hapur qendrimin e tij kundër hapjes së negociatave: Për momentin jam kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Është shumë herët për hapjen e negociatave. Megjithëse Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull atë të gjyqësorit, reformat duhet të zbatohen tërësisht; veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që arrin në nivelet më të larta të qeverisë”- argumenton politikani i CDU.

Komisioni Evropian ka ‘treguar naivitet në këtë çështje’.

Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre.

Ai i tha Kryeministrit Socialist  Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij.

Rama ishte i ftuar  në komisionin e çështjeve evropiane të Bundestagut. Në polemikën, Krichbaum ishte treguar poshtërues ndaj Ramës, thonë deputetët gjermanë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment