“Gur i çmuar i letërsisë dhe historisë sonë”, Basha mesazh urimi në 85-vjetorin e lindjes së Kadaresë

0
179

Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, ka dërguar një mesazh urimi dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Kryedemokrati Basha përmes një postimi në Twitter shkruan se Kadare është gur i çmuar i letërsisë shqipe dhe historisë sonë të përbashkët.
Postimi i plotë:
Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.
Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.
Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here