Guroria e ish deputetit socialist në Poçem, shkak për shkatërrimin e rrugës nacionale

0
183

Në rubrikën “Investigim” portali pak ditë më parë publikoi disa fakte për dy guroret në autostradën Levan- Tepelenë në kilometrin 19.

Kushdo që ka pasur rastin të kalojë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, është ndeshur me një devijim rruge në vendin e quajtur Poçem. Në pamje të parë duket sikur rruga rrëzë një kodre është devijuar përkohësisht për shkak të rëshqitjes të një masivi shkëmbor. Ndërkohë në krahun e majtë të kodrës dallohet një gurore e cila punon e pashqetësuar nga askush. E vendosur në një pozicion të tillë, nuk ka nevojë për të qenë inxhinier gjologjie për ta kuptuar se aktiviteti i një gororeje të tillë rrëzë një kodre me shtresa shkëmbore të paqëndrueshme është shkaktar i rrëshqitjes masive të dherave dhe gurëve në rrugën nacionale.

Në fakt, në atë zonë janë dy gurore.

Këto dy gurore rrëzë autostradës gjenden në një largësi rreth 1.5 km prej njëra-tjetrës midis fshatrave Mollaj dhe Poçem të bashkisë Mallakastër. Në investigimin e parë publikuam faktin skandaloz si këto gurore ndotin mjedisin dhe si varfërojnë shtratin e lumit Vjosë dhe kurorën e kodrave mbi autostradë!

Portali e shtriu më tej investigimin për të treguar se si një njeri i partisë socialiste në pushtet duke e patur mburojë atë së bashku me vëllezërit, gjendet në shkelje të rënda ligjore duke ndërtuar këtë biznes mjaft fitimprurës.

Guroren e dytë mbi fshatin Poçem vëllezërit Lutaj e kanë ngritur në mes të autostradës pas një devijimi që i është bërë rrugës nacionale. Dhe për këtë devijim shprehin pakënaqësinë e tyre shumë banorë të zonës të cilët kanë frikë nga pushteti dhe “dinastia” Lutaj dhe nuk dëshirojnë të identifikohen! Ata na thonë se autorët e shkatërimit të rrugës janë ata dhe jo rrëshqitjet masive nga rreshjet. Sipas tyre kanë qënë vëllezërit Lutaj të cilët një vit më parë kanë provokuar shpërthime me dinamit në orë të vona të natës. Si rezultat i saj rrëshqitjet ndodhën, rruga u devijua dhe aty nisi të hedh shtat prona e tyre. Ky devijim rruge për shkak të marrjes së masave me vonesë shkaktoj një aksident me vdekje.Lapidari i kësaj ngjarje aty ku nis gurorja është provë e asaj çka ka ndodhur!

Si për ironi të fatit dhe pranë gurores së parë, për shkak të saj në aksident kanë ndërruar jetë katër pjestarë të një familje nga fshati Gorishovë.Ngjarja ndodhi kur rruga ishte në ndërtim e sipër dhe shkak i rrëshqitjes dhe daljes nga rruga e automjetit ku udhëtonte një familje ishin zhavoret dhe inertet e gurores në rrugë.

Dy guroret e ish-deputetit Piro Lutaj nisin me lapidar vdekje dhe përfundojnë po me lapidar vdekje! Në kohën e prishjeve masive të ndërtimeve përgjatë autostradës gurorja e ish-deputetit nuk u prek ndërsa shumë banesa të disa banorëve nga fshatrat Mollaj e Rromës u rrafshuan…

Jo vetëm kaq! Biznesi i tyrë lulëzon çdo ditë ndërsa shumë punëtorëve sezonal nuk u është dhënë paga, u është mohuar puna dhe djersa e derdhur në guroret e tyre. Dhe ndaj OSHEE-së ka shumë zëra se fatura e pa paguar është disa milionëshe! kjo mbetet ende për tu verifikuar. Në vijim portali do publikoj fakte dhe dëshmi të reja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here