Gurorja e Jorgucatit në shfrytëzim nga banorët

Biznesi i paligjshëm i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit nuk ka reshtur së zhvilluari në Gjirokastër.

Zona e Dropullit është më e synuara nga bizneset përfituese të guroreve.

Një prej guroreve më të njohura është ajo e Jorgucatit, ku një vit më parë Policia e Shtetit pezulloi punën dhe procedoi administratorin e firmës për  nxjerrjen e inerteve, me argumentin për dëmtim të mjedisit.

Situata pësëritet një vit më pas, por kësaj here hetimet kryhen ndaj një banori të fshatit Jorgucat.

54 vjeçari A.M është kapur nga uniformat blu duke gërmuar dhe marrë gurë nga thellësia e tokës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në datën 10.04.2018.

Ai akuzohet për shpërdorim të tokës në kundërshtim me destinacionin e saj. Kjo kundërvajtje penale dënohet me gjobë ose burgim gjer në gjashtë muaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment