Habit Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin Covid-19

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene.

I ftuar në Report TV, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk  ishte dëgjuar më parë. Por ministri e tha me siguri, duke theksuar se kjo është e vërtetuar shkencërisht. 

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri-tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment