Hapja e negociatave/Bushati: Shqipëria nuk i ka bërë të gjitha reformat/Kemi humbur mundësinë e një gjenerate dhe nuk na falet që të humbim mundësinë e një gjenerate tjetër

Hapja e negociatave për Shqipërin është tema më e nxehtë aktuale .Prej 6 vitesh qeveria Rama ka diskutuar mbi triumfet imagjinare lidhur me këto të fundit .Por ende ,tek sa Shqipëria pret celjen e negociatave me BE një numër i konsiderueshëm shtetesh i “kanë kthyer shpinën” duke shprehur haptazi kundërshtimin se Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës nuk është gati për tu bërë pjesë e BE .Për më tepër është shumë larg zbatimit të kushteve të vendosura prej tyre.

Lidhur me negociatat ka folur edhe ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati ,i cili ka pranuar faktin se Shqipëria nuk i ka zbatuar kushtet dhe për këtë faji nuk i mbetet vetëm opozitës por qeverisë e cila është në pushtet që nuk ka ditur të bashkëpunoj duke akuzuar direkt Edi Ramën. .Njëherazi ai thotë se jemi duke humbur sërish shansin cka ka pezulluar gjeneratën e mëparshme dhe po vazhdon të kërcënoj edhe mundësin e gjeneratës së re .

“Në asnjë rrethanë nuk mendoj që Shqipëria i ka bërë të gjitha reformat. Në fushën e sundimit të ligjit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por që kanë prodhuar efekte anësore. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Nuk janë përgjegjësi e opozitës, por kanë rëndësi edhe sa i përket përçimit të imazhit.Unë e kam ngritur disa herë edhe në kuvend që ne nuk duhet të reshtim për asnjë moment sa i përket krijimit të urave të kompromisit me opozitën dhe duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europën. Shqipëria ka 10 vite që ka aplikuar për anëtarësim dhe ky proces i ka prekur të gjithë. Ne kemi humbur mundësinë e një gjenerate dhe nuk na falet që të humbim mundësinë e një gjenerate tjetër “-ka thënë ai.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment