Harri Lena “shkarkon” krerët e Policisë së Përmetit

Pezullohen nga detyra, drejtuesit e Policisë së Përmetit.

Shkak mesa duket është bërë tymnaja e ndërtimit pa leje të Harri Lenës përbri lumit Vjosë, në grykën e Këlcyrës.

Shefi i Komisariatit të Përmetit Gazmend Shehu si dhe komandanti i Stacionit Policor të Këlcyrës Edmond Hanxhara, kanë mësuar mesditën e sotme urdhërin e mbërritur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që i pezullon ata nga detyrat që gëzonin deri më sot. Mësohet se në vend të shefit të Komisariatit të Përmetit, është komanduar Josif Shalari deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes në fjalë.

Si Shehu dhe Hanxhara, nuk kishin ndërmarrë hapat e nevojshëm, për ndalimin e punimeve të kryera në terren përballë stabilimentit të ujit Trebeshina, në grykën e Këlcyrës. Policia kishte detyrë që të gjente personat që po kryenin punimet ndërsa nuk mundi të identifikonte asnjë prej tyre duke e lënë cështjen në mes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment