Harta e re e gjyqësorit, ngrihen dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe KLGJ

Dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ngritur për krijimin e hartës së re gjyqësore.

Vendimi është bërë i ditur nga ministria e Drejtësisë,  ndërsa theksohet se këto dy grupe u krijuan për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit.

“Harta e gjyqësorit, dy grupe pune në MD dhe KLGJ. Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja takoi sot kryetaren e KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) znj. Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë z. Benjamin Rockëell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.

Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ. Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment