Akti brutal i Bashkisë Gjirokastër helmon qentë në qytet

Denoncimi:

Nga Emin Kokalari

KRIM, KRIM, KRIM Shperndajeni ta shohin te gjithe
Sot ne Gjirokaster, rreth ores 01:30 jane helmuar ne menyre te kundraligjshme, me helm te dyshuar “Metomil 90”, rreth 5 qen dhe 4 mace , perkatesisht tek “Sheshi i Cercizit – Pazari Karakteristik”, “18 Shtatori, prane TVGJ-se”, dhe ne shume vende te tjera te cilat presim ti lokalizojme !
Gjithashtu helmimet kane ndodhur sistematikisht dhe gjate muajve te kaluar, por kjo nuk durohet me ne momentin qe askush nuk e ngre zerin !
3 prej ketyre qenusheve ishin te sterilizuar, kontrolluar nga veterinere dhe brenda kushteve perkatese.
Keta qenushe kishin njerez qe kujdeseshin per ta !
Gjithashtu pervec te tjereve te helmuar ne menyre makabre, nje qenushe femer me emrin “Xhina”, e njohur nga pothuajse gjithe pazari karakteristik, per te cilen kujdeseshin te gjithe me sa kishim mundesi me ushqime, ilace, kontrolle dhe strehim, helmuar ne po te njejten kohe nga keta kriminele!
Xhina, ishte adoptuar, kishte qafore dhe priste me padurim njerezit qe do ta strehonin brenda shtepise se tyre, por per fat te keq dhe kundra ligjeve ne fuqi, ajo u helmua se bashku me 4 mace afer vendndodhjes se saj !
Pamjet me poshte perkojne me momentin ekzakt te helmimit te tyre dhe si per cudi edhe pas kerkimeve nga ana jone nuk kemi mundur te gjejme asnje trup te ketyre kafsheve te gjora.
Pra, ato jane helmuar ne kundravajtje me ligjin, jane pritur nga keta persona derisa kane dhene frymen e fundit dhe me pas mbledhur dhe transportuar ne vend te paditur !
Turp, turp, turp BASHKIA GJIROKASTER dhe personelit te saj qe nuk merr masa per ngjarje te tilla dhe t’i denoje ato !
Bej me dije se per keto veprime penale do te vije nga pas dhe nje padi gjithashtu, per te zbardhur ceshtjen, autoret, apo si dhe ata qe kane urdheruar nje aksion te tille !
Eshte kundra ç’do rregulli moral, ligjor dhe evropian veprime te tilla miserabel !
T’ju vije turp dhe ju bej thirrje Policise se Shtetit dhe organeve kopentente te hetojne dhe te marrin masa per keto veprime djallezore, qe sigurisht do te denoncohen.
Te dalin perpara drejtesise dhe te denohen personat qe kane urdheruar dicka te tille !
DUA TE SQAROJ SE :
Personi me uniformen e Bashkise Gjirokaster nuk duket nese ka shperndare helmin apo jo, rrjedhimisht nuk dihet nese ka qene po ky i cili i ka helmuar keto dhe ndoshta eshte gjendur rastesisht aty, por sipas informacionit te marre nga njerezit qe me derguan videon, perkon me oren e helmimit te tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment