Heqja e karantinës 2-javore shton fluksin e automjeteve në Kakavijë

Pas vendimit të një dite më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mbi heqjen e karantinës dy javore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, pranë pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër është vënë re një lëvizje relativisht më e lartë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare, numri i shtetasve të cilat kanë dalë apo hyrë në vendin tonë është rreth 1100 persona, ku përqindjen më të lartë e zënë ata që i drejtohen shtetit grek.

Aktualisht gjatë ditës së sotme pranë kësaj pike doganore, pala shqiptare ka punuar me 4 sportele ne dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa nuk janë shënuar probleme apo vonesa në hartimin dhe kryerjen e procedurave të dokumentacionit të qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment