Herri Poter, Hogwarts Mystery, loja e re mobile në 2018

0
195

Telefonat gati!

Ëndrrat tuaja për të ndjekur Hogwarts janë gati të bëhen realitet.

Bëhet fjalë për finalizimin e lojës Harry Potter: Hogwarts Mystery.

Më në fund e dimë se kur aplikacioni do të jetë i disponueshëm për shkarkim në të gjitha pajisjet iOS dhe Android. Shënoni kalendarët tuaj, sepse dita e madhe është 25 prilli!

Por ky nuk është përditësimi i vetëm i pabesueshëm që kemi në lidhje me lojën e ardhshme AR, e cila më në fund do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë karakteret e tyre avatars dhe të përjetojnë jetën si student në një botë të vetme magjepsëse.

Një përzgjedhje e zërave të aktorëve nga Harry Potter do të jetë pjesë e aplikacionit për t’i bërë gjërat edhe më realiste.

Më poshtë është një listë e gjashtë yjeve që do të bëjnë paraqitje gjatë gjithë lojës për t’u dhënë mësim përdoruesve me aftësitë e tyre magjike dhe t’i udhëheqin përmes klasave.

Michael Gambon (Profesor Dumbledore)

Dame Maggie Smith (Profesor McGonagall)

Warwick Davis (Profesor Flitwick)

Gemma Jones (zonja Pomfrey)

Sally Mortemore (zonja Irma Pince)

Zoe Wanamaker (zonja Hooch)

Ja se si do të duken karakteret e Harry Potter:

Përshtatur nga Jugunews. Të drejtat të rezervuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here