Himarë/ Dhunoi policët, në pranga 49-vjeçari

0
141

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, I. V., 44 vjeç.
Në fshatin Vranisht, Himarë, dy vëllezërit kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here