Himarë/ Punonjësi i OSHEE bie nga shtylla e tensionit

0
225

Një 37-vjeçar, punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është rrëzuar nga një shtyllë e tensionit në fshatin Kuç, në Himarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa shtetasi me inicialet S. P., fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shtylla e tensionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut per jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here