‘Hipokrizi e dyfishtë’/ Shehu, Ramës: Praktika e ‘Strucit’ s’funksionon me partneret, as me shqiptarët s’mund ‘ta shtysh gjatë’

0
169

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur si hipokrizi të dyfishtë qëndrimin e kreut të qeverisë, i cili sipas tij aktron para shqiptarëve, ndërkohë që të huajve u kërkon ndihmë.

Por sipas Shehut, qeveria Rama paratë e buxheti i ccon për PPP-të, ndërkohë që kërkon ndihmë dhe donacione nga jashtë.

Ai shkruan se 40 milion euro janë parashikuar për të paguar koncensionin e shëndetësisë vetëm në vitin 2020.

“Me teatralitet Kryeministri perpiqet t’u ofroje shqiptareve per kalimin e pasojave te termetit “qiejte”, por vetëm ne 3D; ndersa me hipokrizi takon partnere apo te tjere per t’i bindur ata te na ndihmojne.

Mire ben qe i takon, por nderkaq nuk nderpret si domosdoshmeri apo si nje mesazh serioziteti ndaj qytetareve apo partnereve financimet abuzive qofte dhe te PPP-ve me skandaloze, per t’ja kaluar ato fonde përballimit te gjendjes, kur vetem per shendetesine me 2020 do te paguhen 40 M$ per ato.

Te aktrosh me shqiptaret e t’i kerkosh partnereve te te ndihmojne, kur vazhdon te keq perdoresh te ardhurat publike, është nje hipokrizi e dyfishte!

Shqiptareve u duhet thene e verteta, donacionet nga jashte do te jene vetem nje pjese ndihmese per çfarë do te nevojitet nga buxheti yne ne kaperximin e katastrofes; kjo do te jete shume dhe e veshtire per ne, pra duhen mire shfrytezuar kapacitetet tona.

Prandaj per te siguruar edhe ate mbeshtetje te partnereve duhet t’i bindim ata se nuk do te abuzohet me fondet e tyre, gje qe nuk mund te behet duke vazhduar te abuzohet me buxhetin, sic po kembengul Kryeministri.

Praktika e ”Strucit” nuk funksionon me partneret, por dhe me shqiptaret nuk mund ”ta shtysh gjate” keshtu!”, thekson Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here