Historia e vërtetë e emërtimit të Amerikës 511 vjet më parë

Kanë kaluar plot 5 shekuj prej kohës kur kontinenti amerikan fitoi emrin me të cilin njihet dhe sot.

Për shkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin – Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian. Për herë të parë emri “Amerikë” është përdorur nga hartografi gjeman Martin Waldseemuller,  në 25 prill të vitit 1507.

Duket se Waldseemuller ende nuk kishte dëgjuar për zbulimin e Kolombit.

Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller.

Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për evropianët.

Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën “America” në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij “Cosmographiae Introductio”. Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërtimin e tokës sipas zbuluesit: “Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci”.

Ai përdori versionin latin të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore “America”, duke ndjekur shembujt “Europa” dhe “Azia”.

Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal.

Gjithashtu më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment