Holanda e hedh në det çelësin e hapjes së negociatave të Shqipërisë

Holanda ka kërkuar rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

Por edhe nëse kjo kërkesë nuk miratohet, Holanda sërish nuk do votojë për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Ja çfarë shkruan portali EurActiv:

Telashe për Tiranën.

Një kërkesë nga qeveria e Holandës për pezullimin e udhëtimit pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi shumica e parlamentit holandez votoi në favor të kësaj mase.

Një zëdhënës për ekzekutivin e BE nuk e komentoi rezultatin e mundshëm të vlerësimit të hënën.

Ligjvënësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë që të lëvizë nëpër Europë për shkak të regjimit të lirë të vizave, që është në fuqi prej mbi një dekadë.

Nëse Komisioni pranon kërkesën holandeze, do jetë Këshilli i BE që duhet të vendosë për ndryshimin e rregullave të vizave, edhe pse duket se ka pak shanse që ekzekutivi do të dalë në këtë përfundim, nisur nga fakti se së fundmi ka rekomanduar nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment