Holanda i mbyll gojën Edi Ramës: Problemin e ke brenda, me korrupsionin e madh në qeveri

U bënë dy ditë që me një intesitet të çmendur, kryeministri Edi Rama, me dalje të shumta publike, takime, statuse në FB, etj, po përpiqet të përpunojë opinionin publik për çështjen e shtyrjes edhe një vit të vendimit të Këshillit të Europës për hapjen e negociatave me BE. Kryeministri nga njëra anë e quan fitore dështimin e rëndë dhe shuplakat e rënda që i erdhën qeverisë së tij nga Luksemburgu, nga ana tjetër po përpiqet që fajin ta kalojë te armiqtë e brendshëm të cilët i quan tradhtarë duke i etiketuar, “sadistët e rinj”.

E gjithë kjo retorikë, duket se ka detyruar vendin më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holandën që nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë të ndërhyjë dhe të bëjë të qarta edhe njëherë shkaqet e vërteta, se përse Shqipëria e Edi Ramës nuk është e gatshme të hapë negociatat me BE-në.

Nëpërmjet një njoftimi të ditës së djeshme ambasada flet hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria Rama nëse kërkon që edhe qershorin e vit tjetër të mos e lërë Shqipërinë prapa derës së procesit. Dhe këto detyra nuk kanë lidhje fare as me “esadistët” dhe as me furtunat dhe dallgët e Bashkimit europian ku lundron si marinar-hero kryeministri ynë.

“Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon”, thuhet qartë dhe prerë duke vënë “pikat mbi I në postimin e ambasadës holandeze.

Pra bëhet fjalë përveç të tjerave, për  korrupsion të madh në të gjitha nivelet e qeverisë, fakt që Edi Rama jo vetëm e shmang, por edhe e mohon me gjithë fuqinë e propagandës së tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment