Humb jetën aktori i njohur Fatmir Xhelili

Aktori i njohur i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili, ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se aktori i njohur vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese.
Prej disa ditësh gjendja e aktorit ishte rënduar, ndërsa nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19. Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh.
Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më i mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri i katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment