Humbi në zgjedhjet lokale, Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe drejtimi i partisë

0
146

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë dhe nga drejtimi i Lidhjes Socialiste Demokrate.

Ky vendim u mor pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale. Në një konferencë për mediat në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në daljen e parë pas zgjedhjeve, Zaev bëri me dije se do të largohej.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në MV u zhvilluan në dy raunde, i pari më 17 tetor dhe u dyti u zhvillua ditën e djeshme. Zaev deklaroi se mori përgjegjësinë e humbjes, ndërsa uroi kundërshtarët politikë për fitoren.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.

Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, deklaroi Zaev.

Ky i fundit ishte kryeministër që prej 1 qershorit të vitit 2017, ndërsa partinë e drejtonte që prej 2013-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here