Humbje poshtëruese në transfertë e Luftëtarit

Luftetari humbet thelle ne transferte me Kukesin.

Ekipi verilindor ka arritur të rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Luftëtarit. Verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro, nuk e kanë vënë për asnjë moment në diskutim fitoren, ku fillimisht ishte Et’hemi ai që zhbllokoi që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Shkurtaj ka arritur të gjejë dy herë golin në këtë ndeshje, teksa vend ka pasur edhe për një gol të Rrocës.

Me këtë fitore, Kukësi e sheh veten në vendin e tretë me 14 pikë, vetëm 2 më pak se Bylisi i vendit të parë. Ky ishte takimi i fundit per fazen e pare te Superliges Shqiptare ku ekipi gjirokastrit, “gozhdoi” vendin e parafundit te tabeles me vetem 6 pike ne 9 takime me nje bilanc negativ 6 gola te shenuar dhe 16 te pesuar.

Javën e ardhshme, Luftetari cel fazen e dyte te Superliges ku do te prese ne shtepi, ekipin e Tiranes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment