Hyjnë në grevë urie, punonjësit e pompimit në Poçem: 2 vjet pa rroga!

0
140

Kanë dy vjet pa marrë pagat dhe tashmë 18 punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem të Fierit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie. Stacioni i pompimit të ujësjellësit dhe nënstacioni elektrik i Poçemit furnizojnë me ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës.

Vendimin e kanë marrë dhe 7 prej tyre, të parët, kanë hyrë në grevë, të lodhur prej protestave që kanë bërë, peticionit drejtur Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Belinda Balluku, pa asnjë përgjigje prej 27 muajsh.

Një pjesë e mirë e tyre kanë mbi 25 vjet në punë dhe mosha e tyre nuk po mund ta përballojë më stresin e madh që u është shkaktuar nga papunësia. Madje, njeri prej tyre ka pasur edhe çarje të aortës, nga stresi.

Vetë ata e thonë me gojën për tyre se problemi i tyre i pazgjidhur është bërë si një legjendë që nuk do ta dëgjojë njeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here