Hyn në fuqi paketa fiskale e vitit 2020,ata që bëjnë dy punë do të paguajnë më shumë tatim!

0
141

Ka hyrë në fuqi paketa fiskale e vitit 2020 e cila parashikon rritje taksash për 24 mijë të punësuar. Në paketën fiskale qeveria ka vendosur që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar të plotësoje deklaratën individuale të të ardhurave personale pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë lekë në vit.
Paralelisht me këtë masë ligjore në paketën e këtij viti qeveria ka vendosur që për një periudhë 9 mujore qytetarët mund të rivlerësojnë banesën e tyre kundrejt pagesës së tatimit mbi fitimitn vetëm me 3% nga 15% që ishte më parë. Ligji i jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të bëjnë rivlerësimin e banesave në bazë të vlerës së tregut ose të çmimit të hartës fiskale që disponon Agjencia e Kadastrës.

Gjithashtu nga ky vit cdo dhurim trashëgimie për banesë apo truall brenda familjes nuk do të paguajë më tatim 15 %. Përjashtim nga kjo taksë bëhet vetëm për dhurimet mes bashkeshortëve dhe fëmijeve, për një banesë apo një tokë të vetme dhe nuk do të ketë kufizime pavarësisht vlerës së pasurisë.

Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që parashikon paketa fiskale e vitit 2020. Gjatë këtij viti edhe biznesi do të përballet me një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e raportimit të trasaksioneve i cili do ndryshojë tërësisht mënyrën e deklarimit të xhiros. Fiskalizimi ose sic njihet ndryshe faturimi online do të hyjnë në fuqi në 1 shtator për biznesin e madh dhe në janar të 2021 do të nisë zbatimi për biznesin e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here