I bukuri Përmet me rrugë të ngushta

0
160

Nga Eugent Kllapi

Karakteristikë e Përmetit është bukuria. Ai nuk mund të mbijetojë pa Vjosën, lumë që rrjedh i rrëmbyeshëm nga majat e Pindit dhe i kalon poshtë këmbëve Përmetit. Nuk është lumë si Danubi, po pa të jeta në Përmet do të ishte e vrazhdë dhe monotone. Karakteristikë tjetër e Përmetit është kultura. Të gjitha qytetet kanë karakteristikat e tyre në kulturë por në Përmet dallohet origjinaliteti. Sa të shkel këmba në hapin e parë nga ana e djathtë është vendosru një gur gjigandi i shikon serbes vizitorët, pak më përpara tij kisha e xhamia rrinë afër njëri tjetrës pothuasje ngjitur. Panorama dhe intererari në përmet përmblidhet me sy, porn ë vetevete ka shumë mikrokozmose kulturore. Kultura është në përpjestim të zhdrejtë me banorët, pak banorë dhe shumë kulturë e vendsour në harmoni me njerëzit që e duan atë. Pas viteve ‘90 Përmeti kaloi dramën si gjithë qytetet e tjera. U bënë shumë gjëra gabim dhe shumë mirë, por ai identifikohet me karakteristikat e mëparshme. Së fundmi u bë një shesh që të gjithë e duan, u sistemua bukur qendra përpara Bashkisë dhe Turizmit, une mbase jam i pari dhe shpresoj mos të jem dhe i vetmi që mendoj se është bërë gabim i madh mënyra si u hodhën lekët dhe mendësia në këtë shesh do jua argumentoj pse.

Përmeti është shumë i lakuar për turizëm, është një nga ato perlat e vogla ku Edit Durham e quante qyteti më i bukur në Botë, Noli e ka vargëzuar për mënyrën e gatimit, mbase u bë dhe mbret, dikur quhej qyteti i luleve, vend i dhjetra figurave kutluroresi Nonda bulka, Tefta Tashko Koco e figura kombëtare thelbësore si vëllezërit Frashëri, Kosovarët kur u strehuan e quajtën ‘’Paris i vogël’’. Të tilla epitete për edukatën, kulturën, bukurinë, harmoninë e natyrës Përmeti ka marrë me bollëk, mbase edhe është velur, apo ëshë pompoz, por problem nuk qëndron këtu. Qeveria e tanishme në një nismë për të rirregulluar qytetet urbane bëri dhe në Përmet një shesh estetikisht të bukur. Ndonjëherë e bukura vret kithtas, ose nëndirekt.

Problem qënësor jo vetëm i Përmëtit po i gjithë jugut të Shqipërisë është papunësia e madhe, emigracioni i lartë, zhvendosjet e fshatit në qytet dhe e qyteti drejt qendrës së Shqipërisë në Tiranë. Një popullsi e vogël aty te 10 mijë banorë me një pasuri të madhe natyrore dhe të jashtzakonshme kulturore. Të gjitha qytetet me pasuri të mëdha në Shqipëri por me popullsi të vogël paradoksalisht janë në varfëri, mbahen nga emigracioni i lartë, hiqu emigracionin qyteti vdes. Në këto kushte gjeja emergjente ishte zhvillimi i turizmit, zhvillimi i bujqësisë dhe blektorisë, zhvillimi i industrisë së lehtë (thembra e Akilit për Përmetin). Nuk vuan Përmeti nga ndërtimet dhe industria e ndërtimit, 20 pallate dhe problem u zgjidh. Përkundër kësaj, në një logjikë kombëtare të investimeve u bë sheshi i qytetit. Një vlerë jo e pakët u hodh për gurë e disa lulishte rreth e rrotull në një shesh të ri. Përmetarët prisnin për tu punësuar, qeveria hedh investiem milionashe për qendrën e qytetit. Dikur Edit Durham shprehej se disa gra me shkop e gelqere mendonin se do ta bënin të bukur qytetin po ta lyenin, po ai bukur ishte, për paralelizëm po them se të bukurës i vendos dhe njëvello në qendër, po ai i bukur është vecse vuan për pak mirëqënie dhe punësim.

Si nga ana konceptuale e së bukurës, ashtu dhe nga strategjia e zhvillimit ky investim është bërë i gabuar do jua argumentoj pse.

Përmëti ka si traditë lulet dhe lulishtet, gjelbërimin. Rruga nga kryqëzimi i Rajonit të Policisë deri në Turizëm ka qënë me pemë ligustre, rrugë e bollshme për makinat, nga një anë me disa lulishte njësh me shtëpinë e kulturës, e deri tek Ushtari i Panjohur. Nuk mundet dot të injorosh pemët, t’i presësh ato dhe ti zëvendësosh me gur kur shumë mirë mund të ekzistonte dhe sheshi dhe pema, mund të viheshin më të bukura dhe funskionale si pemë dekorative, në harmoni me njëra tjetrën, po nuk sharrohet pema, pema është hyjnore se na jep jetë, përmetarët se pranojnë këtë. Dikur kur shikohej ndonjëi huaj të këpiste trëndafilat e shumllojshëm kudo në lulishtet e Përmetit ose lule të tjera nën zë dëgjoje ‘’ahaa…s’qenka përmetar!’’. Në emër të një të bukurie të vrasim tjetrën, kjo nuk shkon. Dy lulishtet u prishën dhe u zëvendësuan me gur, guri i dekoruar është bukur por nuk ka si lulishtja, simboli i qytetit të Përmetit. Përmetarët janë rritur me lulishten dhe lumin. Nga ana konceptuale nuk mundësh dot të përdhosësh një origjnalitet në emër të një projekti shabllon europian. E bukura prandaj është e tillë se ndryshon dhe ka larmi, nuk ka shabllonizëm në modelin e të bukurës, ajo është e pafundme dhe e ndryshme, revolucionarizohet prej këtyre dy elementëve. Të gjithë ata përmetarë që thonë se s’ka gjë që u ndërhy, që u prishën pemë e lulishte janë të ndikuar, ose të indokrinuar, në mos nuk e kuptojnë dot traditën e kulturës përmetare dhe të bukurën, thjesht e ndjekin atë. Sa mirë sikur rruga e makinave aty të ngushtohej dhe të zgjeroheshin lulishtet në këtë shesh të ri me qasje për njeriun me natyrën!

Nga ana e zhvillimit të qytetit u mendua se shehet sjellin një bashkëveprim social dhe qetësi, harmoni në jetën sociale të qytetit. Sic thamë më sipër e njëjta logjikë është ndjekur në shumë qytete si dhe në kryqytet. Por edhe gishtat e dorës nuk janë njësoj, e bukura e kryeqytetit nuk është e bukura e periferisë, modeli shabllon këtu bie. Si strategji për të lëvizur para, qeveria hodhi investime miliardëshe që do ndryshonin pamjen e përgjithshme. Me këtë mendohesh dhe punësimi. Por këto sheshe i bëjnë bisneset e mëdhaja të cilat e hidhnin ujin dhe kishin dhe mullirin ku do kalonte ky ujë. Pra, paraja hidhesh dhe merresh po nga ata. Sado të punësojnë sheshet, fasonët dhe callcenterat nuk zhvillojnë dot konceptin e mirëqënies dhe të zhvillimit shoqëror. Përmeti nga ana e zhvillimit vuan nga rrugët. Prespektiva e tij nga ana e turizmit nuk ishte sheshi po rruga Kelcyrë-Përmet dhe Përmet-Tri-urat, mundësisht të zgjerohesh dyfish. Një rrugë e tretë me Skrapar-Beratin e ndihmonte për frymëmarje. Të gjithë të huajt që vijnë në Përmet thonë se rruga nga ana nacionale ndjek formën e apendistit, pra duket si rrugë qorre që të arrish në Përmet, ky është edhe bekim edhe mallkim për të. Kësaj i shton faktin që rruga është e ngushtë, nuk bëhet turizmi me këto rrugë dhe nga ana tjetër ka 28vjet që proklamohet për turizmin.

Në vend të një sheshi ku investohen miliona Përmeti mund të kishte 20 fabrika sic i ka pasur dikur( dhe u prishën) dhe të bënte përpunimin e frutave dhe perimeve. Ai mund të prodhonte si dukur me nam raki dhe verë falë fabrikave dhe specialistëve, punëtorëve që merreshin me rrushin, vecse të gjitha këto janë prishur si hallka bashkuese. Por për këtë i duhet bujqësia. Tokat bujqësore janë prerë me gërshërë dylum-dylum me njëri-tjetrin. Një kooperativizim do ishte i nevojshëm, megjithatë më parë duhet bërë njeriu(njeriu me të drejtat e tij legjitime, lirinë dhe mirëqënien, rrogën mormale për të jetuar me bujqësi) Pa vlerësuar punën e tij nuk bëhet industria përpunuese. Permetari kërkon të drejtat e tij, përndryshe emigron. Pra nënvleftësimi i përmetarit sjell varfëri ekosistemi. Në Amerikë për dekada studimi u vërejt se zhdukja ujkut sillte pasoja në ekosistem dhe duhej të rikthehej përseri, u rikthye, u gjallërua ekosistemi, po njeriu a sjell pasoja për ekosistemin?!

Ndryshe nga sheshi që në lashtësi quhej ‘agora’ dhe qendër zhvillimore, Përmetit i duhej bujqësia, po nga ana tjetër të shesësh qumështin me 300 lekë të vjetra kilja është dekurajim për fshatarin. Edhe format e blektorisë të sforcuar me hormonizim më shumë e shkatërrojnë atë. Më shumë se sheshi përmetarëve u duhej një formë industriale ku të zhvilloheshin bimët medicinale që do të sillnin një varg të punësuarish në nevojë. Kjo bëhet me pak para dhe sjell punësim. Më shumë se sheshi do duheshin rrugët që të zhvillojnë turizmin, ashtu si perla e Ujërave të Bënjës, kanionin e tij, Përmeti ka Dhëmbelin dhe Nemërckën, po dhe një seri fshatrash të bukur si Lipa, Dracova, Strëmbeci, etj të paekspozuar dhe të eksploruar, këto të padëgjuara po që me një investim të vogël sjellin një bum në turizëm. Fare mirë nga Lipa mund të bëhesh një rrugë e shkurtër për në malin Dhëmbel. Më shumë se sheshi, mund të kishte strategji të përpunimit të rrushit, qershisë, kumbullës, etj ku Përmeti ka qenë me nam për glikotë e tij. Më shumë se sheshi që s’besoj se ka punësuar shumë përmetarë mund të bëje dy tri pika turistike, psh lokal te Guri i qytetit sipër, Pikë vështrimi në Kalanë e dikurshme të qytetit, mund të bëhej një teleferik modest nga kalaja në gur të qytetit që do të sillte të ardhura të shumta. Kjo bëhej me më pak para se sheshi dhe sillte shumë para për qytetin, madje me lekët e sheshit mund të bëheshin disa forma miniturizmi me teleferikë. Pra investime të zgjuara nga ana e qeverisë apo pushtetit në Përmet do ta rregullonin atë.. Duke biseduar me një përmetar më përmend disa here që nuk po e lënë dy tri duar të fuqishme të bëhet, mos vallë oligarkia dhe monopoli është në kohën e tij?

Unë mendoj se po, dhe kjo është fazë e zgjatur tranzitore. Përmeti mbahet me turizëm dhe paradoksalisht qytet turistik me rrugë të ngushta. Qytet me shesh të ri të vendosur bukur, por bukuri që vret të shkuarën e saj po të bukur, qytet i bukur që ia bën me sy dhe qyteteve përkarshi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here