I gjendet drogë në makinë, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë.

0
158

Ndalohet një automjet me lëndë narkotike në Qafë-Botë. Mjeti drejtohet nga shtetasi Arsen Hoxha, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten drejt Greqisë.

Brenda mjetit dyshohet të jetë një sasi e konsiderueshme marijuane. Mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim.

40 vjeçari është arrestuar edhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinësh në Sarandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here