I hoqi licencën e furgonit, shoferi rreh kryetarin e bashkisë Selenicë

0
189

Kryetari i Bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj është goditur nga një 57-vjeçar pas një debati për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.

Sipas burimeve, 57-vjeçari Pellat Bonaj ka marrë lejen nga Bashkia e Selenicës për ushtrimin e aktivitetit të linjës së transportit.

Por bashkia ia ka dhënë një subjekti tjetër dhe jo Bonajt.

Pas kësaj, dy personat, kryebashkiaku 66-vjeçar dhe biznesmeni janë takuar në Vlorë për të sqaruar ngjarjen, teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes.

Më pas ai është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.

“ Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here