I la sirianët tek Ura e Subashit, gjendet trafikanti dhe arrestohet

0
155

Ka dashur të kryejë biznes me fatin e dy klandestinëve sirianë, por ka rënë në duart e policisë.

Laert Zisi 25 vjec banor i fshatit Tërbuq në Gjirokastër, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Rajonale të Policisë Gjirokastër.

Ndalimi i tij u krye pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke i’u premtuar dy klandestinëve sirianë se do t’i transportonte në Tiranë me automjetin e tij  kundrejt një vlere prej 100 euro për secilin.

Zisi pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 euro, i ka zbritur nga automjeti në afërsi të Urës së Subashit ku janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe më pas klandestinët u shoqëruan për në ambjentet e Komisariatit të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale, 25 vjecarit i’u sekuestrua mjeti tip Seat Ibiza ndërkohë që materialet në ngarkim të tij, i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here